Subject: Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë - Shtator 2025

Aktivitetet e HAP për shtator-dhjetor 2025, pjesëmarrja në simpoziumin kombëtar etj.





Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Shtator 2025

Mbështetja e HAP për kujdesin parësor: Ekspertët zviceranë vizitë në terren për të parë ecurinë e projektit

Gjatë javës së fundit të shtatorit, projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) priti dy vizita ekspertësh që kishin për synim të njihnin nga afër dhe të vlerësonin ecurinë e projektit si edhe të diskutonin rreth aktiviteteve dhe ndërhyrjeve të ardhshme të fazës së konsolidimit. Të dyja vizitat risollën në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet HAP, qendrave shëndetësore dhe operatorëve rajonalë për të siguruar shërbime parësore cilësore dhe të aksesueshme për komunitetin.

AKTIVITETE

Në kuadër të forcimit të shërbimeve shëndetësore në banesë, projekti HAP ka pajisur 60 Qendra Shëndetësore në 14 Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor me mjetet e nevojshme për ofrimin e një kujdesi më cilësor dhe më dinjitoz në shtëpi për pacientët përfitues të këtij shërbimi. K

Nga shtatori deri në dhjetor 2025, HAP po zbaton një sërë aktivitetesh që synojnë forcimin e kujdesit shëndetësor parësor, si trajnime për mjekë dhe infermierë, mbështetje për vizitat monitoruese të kujdesit në banesë, forcim të elementit pedagogjik në trajnimet për trajnerë etj.

INTERVISTË

Dr. Edona Tafa është mjeke familjeje në ambulancën Shtoj i Ri, Shkodër dhe njëkohësisht drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Rrethina. Ajo është diplomuar si mjeke e përgjithshme në Universitetin e Tiranës dhe gjatë karrierës së saj ka punuar në fushën e administrimit shëndetësor, në shërbimin e urgjencës dhe në shërbimin shëndetësor parësor. Së bashku biseduam mbi sfidat në menaxhimin e SJT-ve në kujdesin parësor dhe faktorët që shpien drejt një trajtimi më të mirë.                                

TË REJA

HAP paraqet arritjet dhe sfidat e kujdesit shëndetësor në banesë në Simpoziumin Kombëtar

HAP mori pjesë në Simpoziumin Kombëtar “Zgjerimi i Kujdesit Shëndetësor në Banesë në Shqipëri përmes Strukturave të Kujdesit Parësor”, i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri. Projekti prezantoi arritjet dhe mësimet e nxjerra nga pilotimi dhe shtrirja e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në banesë që prej vitit 2021 duke u ndalur në hapat e nevojshëm për konsolidimin e plotë të këtij shërbimi në vend.

PUBLIKIME

Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP?

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor.


Powered by:
GetResponse