Aktivitetet e HAP për shtator-dhjetor 2025, pjesëmarrja në simpoziumin kombëtar etj.
Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Shtator 2025 |
|
|
| Mbështetja e HAP për kujdesin parësor: Ekspertët zviceranë vizitë në terren për të parë ecurinë e projektit | | Gjatë javës së fundit të shtatorit, projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) priti dy vizita ekspertësh që kishin për synim të njihnin nga afër dhe të vlerësonin ecurinë e projektit si edhe të diskutonin rreth aktiviteteve dhe ndërhyrjeve të ardhshme të fazës së konsolidimit. Të dyja vizitat risollën në vëmendje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet HAP, qendrave shëndetësore dhe operatorëve rajonalë për të siguruar shërbime parësore cilësore dhe të aksesueshme për komunitetin. | | | |
|
|
| | | Në kuadër të forcimit të shërbimeve shëndetësore në banesë, projekti HAP ka pajisur 60 Qendra Shëndetësore në 14 Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor me mjetet e nevojshme për ofrimin e një kujdesi më cilësor dhe më dinjitoz në shtëpi për pacientët përfitues të këtij shërbimi. K |
|
|
|
| | | Nga shtatori deri në dhjetor 2025, HAP po zbaton një sërë aktivitetesh që synojnë forcimin e kujdesit shëndetësor parësor, si trajnime për mjekë dhe infermierë, mbështetje për vizitat monitoruese të kujdesit në banesë, forcim të elementit pedagogjik në trajnimet për trajnerë etj. |
|
|
|
| Dr. Edona Tafa është mjeke familjeje në ambulancën Shtoj i Ri, Shkodër dhe njëkohësisht drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Rrethina. Ajo është diplomuar si mjeke e përgjithshme në Universitetin e Tiranës dhe gjatë karrierës së saj ka punuar në fushën e administrimit shëndetësor, në shërbimin e urgjencës dhe në shërbimin shëndetësor parësor. Së bashku biseduam mbi sfidat në menaxhimin e SJT-ve në kujdesin parësor dhe faktorët që shpien drejt një trajtimi më të mirë. |
|
|
| HAP paraqet arritjet dhe sfidat e kujdesit shëndetësor në banesë në Simpoziumin Kombëtar | HAP mori pjesë në Simpoziumin Kombëtar “Zgjerimi i Kujdesit Shëndetësor në Banesë në Shqipëri përmes Strukturave të Kujdesit Parësor”, i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri. Projekti prezantoi arritjet dhe mësimet e nxjerra nga pilotimi dhe shtrirja e shërbimeve të kujdesit shëndetësor në banesë që prej vitit 2021 duke u ndalur në hapat e nevojshëm për konsolidimin e plotë të këtij shërbimi në vend. | |
|
|
| Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP? | | | | |
|
|
Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor. |
|
|
Powered by:  |