Mbledhja e Komitetit Drejtues, shpërndarja e çantave mjekësore, hartëzimi i shërbimeve socio-shëndetësore...
Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Prill 2025 |
|
|
| Takimi i 20të i Komitetit Drejtues: Ja aktivitetet e HAP për vitin 2025-2026 | | Më 3 prill 2025 HAP organizoi takimin e 20të të Komitetit Drejtues të projektit me qëllim prezantimin dhe miratimin e Planit Vjetor të Aktiviteteve gjatë vitit të tretë të Fazës së Konsolidimit, periudha 1 prill, 2025-31 mars, 2026. Mbledhja u mbyll me miratimin e Planit Vjetor të Aktiviteteve dhe me angazhimin e partnerëve për shtrirjen e mëtejshme të ndërhyrjeve të HAP. | | | |
|
|
| | | U mbyll me sukses shpërndarja e 831 çantave me instrumente të ekzaminimit fizik për 46 qendra shëndetësore në 10 Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor në vend duke kontribuuar në fuqizimin e mjekëve dhe infermierëve të familjes për të ofruar një shërbim më cilësor për pacientët. |
|
|
|
| | | Përfundoi me sukses trajnimi për trajnerë “Përdorimi i udhëzuesit për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor” me pjesëmarrjen profesionistëve të kujdesit shëndetësor parësor nga qendra shëndetësore të përzgjedhura në Tiranë, Elbasan, Korçë, Berat, Bulqizë, dhe Shkodër. |
|
|
|
| | | Në kuadër të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore në banesë, projekti HAP furnizoi 32 Qendra Shëndetësore në 10 Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor me një set prej 25 pajisjesh që synojnë të lehtësojnë dhe përmirësojnë ofrimin e Kujdesit Shëndetësor në Banesë. |
|
|
|
| | | Më 13 shkurt 2024, HAP organizoi Seminarin e Planifikimit Vjetor për vitin e tretë të Fazës së Konsolidimit, prill 2025 – mars 2026 duke mbledhur përfaqësues e bashkëpunëtorë të rëndësishëm të projektit për të përcaktuar prioritetet dhe aktivitetet kryesore për zhvillimin e kujdesit shëndetësor parësor në Shqipëri. |
|
|
|
| Dr. Erion Hamiti është mjek familjeje pranë Ambulancës Gjyrale, Qendra Shëndetësore Gostimë, Elbasan që prej vitit 2008. Dr. Hamiti ka mbështetur ngritjen e Grupeve të Kolegëve për menaxhimin e sëmundjeve jo të transmetueshme dhe kujdesin ndaj të moshuarve duke shërbyer si facilitator. Biseduam së bashku mbi rolin e trajnimeve të realizuara me mbështetjen e HAP në përmirësimin e praktikës së përditshme klinike dhe rezultatet në shëndetin e pacientëve. |
|
|
| Hartëzimi i shërbimeve socio-shëndetësore: Tryeza konsultuese në Durrës, Lezhë, Fier | Në kuadrin e hartëzimit të shërbimeve socio-shëndetësore, HAP organizoi tryeza konsultuese në bashkitë Durrës, Lezhë dhe Fier për të nxitur bashkërendimin e ofruesve të këtyre shërbimeve dhe informacionit të vënë në dispozicion për një pasqyrim sa më të qartë e të plotë të shërbimeve të disponueshme për grupet vulnerabël. | |
|
|
| HAP prezanton modelin shqiptar në konferencën ndërkombëtare të kujdesit në banesë në Ukrainë | Më 20 shkurt 2025, Act4Health Ukraine organizoi konferencën ndërkombëtare “Kujdesi gjithëpërfshirës në banesë për një person në Ukrainë” me pjesëmarrjen e ekspertëve ndërkombëtarë për të diskutuar të ardhmen e kujdesit shëndetësor në banesë në vend. Menaxheri i Projektit Shëndet për të Gjithë, Dr. Besim Nuri, ishte i ftuar si ekspert ndërkombëtar dhe folës, për të ndarë sfidat dhe zgjidhjet me të cilat është përballur projekti që prej prezantimit të këtij shërbimi në Shqipëri në vitin 2021. | |
|
|
| Artikulli i HAP mbi ndikimin e pajisjeve mjekësore në cilësinë e jetës së pacientëve publikohet në buletinin e SDC-së | Artikulli me titull “Fuqizimi i kujdesit shëndetësor në banesë: Roli i pajisjeve mjekësore në cilësinë e jetës së pacientëve dhe kujdestarëve” u publikua në buletinin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) të muajit prill 2025. Artikulli pasqyron dëshmi reale nga mjekë, infermierë, pacientë e kujdestarë mbi rëndësinë e pajisjeve në rritjen e cilësisë së jetës për pacientët, lehtësimin e barrës për kujdestarët dhe shërbimin më profesional të ekipit mjekësor. | |
|
|
| HAP & Pema e Jetës: Fizioterapia, një dritë shprese për personat me sklerozë multiple | Fondacioni Pema e Jetës organizoi takimin advokues me temë “Fizioterapia: Një dritë shprese për personat me sklerozë multiple” duke mbledhur profesionistë të shëndetësisë, vendimmarrës dhe aktorë të ndryshëm për të theksuar rëndësinë jetike të fizioterapisë në përmirësimin e jetës së personave me sklerozë multiple dhe përtej. | |
|
|
| Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP? | | | | |
|
|
Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor. |
|
|
Powered by:  |