Subject: Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë - Korrik 2026

Aktivitetet e kapitalizimit, trajnimet e shëndetit mendor, publikimi i manualit të punonjësit social etj.





Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Korrik 2026

Integrimi i shërbimeve psikosociale në Kujdesin Shëndetësor Parësor në fokus të forumit të kapitalizimit të HAP

Më 10 qershor 2026, projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) organizoi forumin e diskutimit me temë “Integrimi i shërbimeve psikosociale në Kujdesin Shëndetësor Parësor – Drejt përmbushjes së nevojave mjekësore, psikologjike dhe sociale të qytetarëve”, në qendër të të cilit ishte reflektimi mbi progresin, sfidat dhe perspektivat e integrimit të shërbimeve psikosociale në Kujdesin Shëndetësor Parësor.

AKTIVITETE

HAP po vijon me programin e trajnimeve të akredituara për forcimin e kapaciteteve të psikologëve që punojnë në sistemin e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri për zbatimin efektiv të “Manualit të Psikologut në Kujdesin Shëndetësor Parësor”.

Më 28 maj 2026 u zhvillua forumi i diskutimit me temë “Standardizimi i trajtimit të SJT-ve dhe roli i Grupeve të Kolegëve: Reflektim mbi procesin e përmirësimit të cilësisë në Kujdesin Shëndetësor Parësor”, gjatë të cilit u u diskutua mbi kontributin e projektit në përmirësimin e trajtimit të sëmundjeve jo të transmetueshme në KSHP.

Më 28 prill 2026, HAP mbajti forumin e diskutimit me temë “Kujdesi në Banesë: Reflektim mbi zhvillimin, shtrirjen dhe konsolidimin e shërbimit“ për të reflektuar mbi rrugëtimin e kujdesit në banesë në Shqipëri dhe për të diskutuar kushtet e nevojshme për të siguruar qëndrueshmërinë e tij në të ardhmen.

Mbledhja e 22-të dhe e fundit e Komitetit Drejtues të projektit u mbajt më 16 prill 2026 në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për të reflektuar mbi bashkëpunimin gati 12-vjeçar në fuqizimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri.

INTERVISTË

Në këtë intervistë, punonjësja sociale Lulzime Gjyriqi ndan përvojën e saj mbi integrimin e shërbimeve psikosociale në ekipet e KSHP-së, duke nxjerrë në pah vlerën e qasjes multidisiplinare, ndikimin te pacientët dhe hapat e mëtejshëm që këto shërbime të integrohen plotësisht në të gjithë sistemin shëndetësor parësor.                    

TË REJA

HAP publikon Manualin Praktik të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor

HAP ka publikuar "Manualin Praktik të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor", një referencë e re profesionale e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në prill 2026. Manuali synon të orientojë punonjësit socialë në menaxhimin e rasteve, bashkëpunimin multidisiplinar dhe ofrimin e shërbimeve të integruara në përputhje me nevojat e pacientëve. Manuali përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të rolit të punonjësit social si pjesë integrale e ekipit të kujdesit parësor dhe forcimit të qasjes gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit.

Nga Politikat te Praktika: Delegacioni rajonal viziton Qendrën Socio-Shëndetësore Vorë për të parë nga afër përmirësimet në Kujdesin Shëndetësor Parësor

Më 5 maj 2026, Qendra Socio-Shëndetësore Vorë mirëpriti një delegacion pjesëmarrës në shkëmbimin rajonal të programeve shëndetësore të mbështetura nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Evropën Lindore. Kjo vizitë në terren ofroi një mundësi për të parë nga afër zbatimin praktik të ndërhyrjeve për fuqizimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor në Shqipëri.

HAP vë në dispozicion të publikut produktet e kapitalizimit dhe raportet teknike

HAP ka përmirësuar infrastrukturën e ndarjes së njohurive përmes dy përditësimeve kryesore në faqen e tij të internetit, duke çuar më tej transparencën, mësimnxënien institucionale dhe qasjen e publikut ndaj dëshmive dhe të dhënave të gjeneruara përgjatë gjithë projektit. Faqja zyrtare e HAP tashmë ka një seksion të ri kushtuar procesit të kapitalizimit ku përmblidhen të gjitha produktet kryesore, diskutimet dhe materialet informuese të gjeneruara përmes procesit të kapitalizimit të projektit. Gjithashtu, në seksionin Studime & Strategji tashmë mund të gjehen edhe raportet teknike të hartuara në mbështetje të ndërhyrjeve të projektit.

Infermieria në fokus të një programi televiziv kushtuar zgjedhjeve të karrierës

Qeveria zvicerane mbështeti realizimin e episodit të parë të programit televiziv “Punë pa Teka”, një nismë e re e transmetuar nga Top Channel që synon të njohë të rinjtë me profesione të ndryshme përmes përvojave reale dhe t’i ndihmojë ata të marrin vendime të mirinformuara për karrierën e tyre në të ardhmen. Ky episod i parë iu kushtua profesionit të infermierisë dhe, në veçanti, kujdesit shëndetësor në banesë, duke nxjerrë në pah kontributin e rëndësishëm të projektit "Shëndet për të gjithë" në Kujdesin Shëndetësor Parësor në vend.

PUBLIKIME

Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP?

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor. 


Powered by:
GetResponse