Arritjet e vitit të dytë, publikimi i rrjetit socio-shëndetësor, manuali i psikologut në KSHP etj.
Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Korrik 2025 |
|
|
| HAP mbyll Vitin e Dytë të Fazës së Konsolidimit: Arritjet dhe hapat e radhës | | Projekti “Shëndet për të Gjithë” mbylli me sukses Vitin e Dytë të Fazës së Konsolidimit (prill 2024 – mars 2025) me zhvillime të rëndësishme në shtrirjen e shërbimeve të kujdesit në banesë, bashkëpunimin ndërprofesional dhe forcimin e kapaciteteve të profesionistëve të kujdesit shëndetësor parësor. Në vazhdim, HAP do të përqendrohet në përfundimin e fazës së zgjerimit të kujdesit në banesë në 30 qendrat e fundit, avokatinë për sigurimin e fondeve të qëndrueshme për kujdesin në banesë, forcimin e cilësisë së edukimit në vazhdim dhe të grupeve të kolegëve, mbështetjen e praktikës ndër-profesionale në qendrat shëndetësoredhe ndërtimin e kapaciteteve vendore për të garantuar qëndrueshmërinë e këtyre ndërhyrjeve. | | | |
|
|
| | | HAP ftoi ekspertin ndërkombëtar të shëndetit mendor Dr. Rembrant Aarts për një vizitë pune në Shqipëri për të analizuar sesi po integrohen shërbimet e shëndetit mendor në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor, përfshirë edhe ofrimin e tyre gjatë kujdesit shëndetësor në banesë, me fokus të veçantë te grupet vulnerabël dhe të moshuarit. |
|
|
|
| | | Një ekip i përbër nga drejtuesit dhe stafi teknik i projektit HAP vizitoi Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Kavajës dhe më tej Qendrat Shëndetësore të Golemit dhe Rrogozhinës për të kuptuar më mirë ecurinë e zbatimit të shërbimeve të kujdesit në banesë dhe të protokolleve klinike për sëmundjet jo të transmetueshme, shëndetin mendor dhe kujdesin për të moshuarit. |
|
|
|
| | | HAP organizoi një takim konsultues me përfaqësues të qendrave të ndryshme shëndetësore në vend për Manualin e Psikologut në Qendrat Socio-Shëndetësore, gjatë të cilit u diskutua rreth strukturës dhe temave kryesore të këtij manuali me qëllim standardizimin e rolit dhe ndërveprimit të psikologut me pjesën tjetër të ekipit shëndetësor. |
|
|
|
| Kristi Kola është mjek i specializuar në psikiatri dhe lektor i lëndëve Psikopatologji, Psikofarmakologji dhe Psikiatri. Së fundi, ka qenë bashkëtrajner në trajnimet për trajnerë “Përdorimi i udhëzuesit për menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor”. Biseduam mbi rëndësinë e ofrimit të shërbimeve të shëndetit mendor në kujdesin parësor dhe vështirësitë për t’u kapërcyer për integrimin e këtij shërbimi krahas shërbimit shëndetësor tradicional. |
|
|
| HAP publikon rrjetin e shërbimeve socio-shëndetësore për bashkitë Durrës, Fier dhe Lezhë | Pas publikimit të rrjetit të shërbimeve socio-shëndetësore për bashkitë Elbasan, Korçë dhe Shkodër, HAP ka publikuar tashmë hartëzimin e shërbimeve socio-shëndetësore Durrës, Fier dhe Lezhë, duke vijuar kontributin e tij për integrimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore përmes ofrimit të mekanizmave që nxisin koordinim më të mirë të referimit të individëve që kanë nevojë për mbështetje përtej mundësive të kujdesit parësor shëndetësor. | |
|
|
| Projekti HAP – Një platformë e hapur mirënjohjeje mes mjekëve dhe infermierëve | Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve dhe Ditës Botërore të Mjekëve të Familjes, rrjetet sociale të HAP u kthyen në një hapësirë të veçantë virtuale për të festuar profesionalizmin, përkushtimin dhe vlerat njerëzore të mjekëve dhe infermierëve në të gjithë vendin. Përmes një thirrjeje publike të hapur për të gjithë ekipin e mjekësisë familjare, projekti ftoi mjekë dhe infermierë të ndanin histori reale, reflektime personale dhe mesazhe mirënjohjeje për kolegët e tyre që, përmes punës së përditshme, janë kthyer në burim frymëzimi për ata që i rrethojnë. | |
|
|
| Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP? | | | | |
|
|
Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor. |
|
|
Powered by:  |