Dita Ndërkombëtare e Infermierëve dhe Dita Botërore e Mjekëve të Familjes po afrojnë – dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj!
Çdo ditë mjekët dhe infermierët japin shumë nga vetja – qoftë në shërbimin ndaj pacientëve, mbështetjen e kolegëve, nxitjen e punës në grup apo frymën pozitive!
Këtë vit duam të ndajmë historitë tuaja që tregojnë pikërisht këto momente të veçanta!
A njeh një mjek/e apo infermier/e që ka lënë gjurmë në punën tënde apo në jetën e dikujt?
Nominoje atë duke ndarë me ne një detaj, histori apo vlerë që të ka frymëzuar!
Nominimet tuaja do të postohen në rrjetet tona sociale në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve dhe Ditës Botërore të Mjekëve!
Le ti japim ZË mirënjohjes!
Dërgoje historinë tënde brenda datës 2 maj, 2025.
|