Subject: Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë - Prill 2026

Kapitalizim i Projektit HAP; bashkëpunimi me universitetet; Manuali i Punonjësit Social në KSHP; trajnimet për monitorimin e SJT-ve etj.





Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Prill 2026

Nga zbatimi te kapitalizimi: Arritjet, mësimet dhe vijueshmëria

Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) ka hyrë në një etapë të rëndësishme: kapitalizimin, një proces strategjik që synon të kthejë përvojën dhe njohuritë e krijuara gjatë më shumë se një dekade ndërhyrjesh në vlera të qëndrueshme për sistemin shëndetësor në Shqipëri. Pas 11 vitesh zbatim, kjo fazë shënon një kalim të qartë nga implementimi i aktiviteteve drejt analizës së rezultateve, reflektimit kritik dhe orientimit të së ardhmes.

AKTIVITETE

Më 26 mars 2026, u zhvillua një takim konsultues për Manualin Praktik të Punonjësit Social në Kujdesin Shëndetësor Parësor me qëllim prezantimin e draft-manualit dhe mbledhjen e komenteve nga profesionistët e terrenit, për përmirësimin e përmbajtjes dhe sigurimin e zbatueshmërisë së tij në praktikë.

Në kuadër të forcimit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor dhe atij në banesë, projekti HAP ka përfunduar me sukses shpërndarjen e 98 njësive IT (89 laptopë dhe 9 kompjutera desktop) për 76 Qendra Shëndetësore në 17 Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH).

Ka përfunduar me sukses cikli i trajnimeve dy-ditore për aftësimin në monitorimin e zbatimit të protokolleve të mjekimit për 5 Sëmundjet Jo të Transmetueshme në Vlorë, Shkodër dhe Kurbin, me pjesëmarrjen e 37 profesionistëve të kujdesit shëndetësor parësor në Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe të ekipeve menaxheriale të 11 qendrave shëndetësore.

INTERVISTË

Arben Xhuveli është mjek familjeje dhe njëkohësisht drejtor i Qendrës Shëndetësore Novoselë, Vlorë, e cila ofron shërbime shëndetësore një popullate prej 15 500 banorësh. Biseduam së bashku mbi përvojën e tij si facilitator në ngritjen dhe funksionimin e Grupeve të Kolegëve të QSH-së Novoselë dhe ndikimin e tyre në praktikën e përditshme klinike të stafit.                     

TË REJA

HAP zhvillon aktivitetin e parë të kapitalizimit: Bashkëpunimi me universitetet për zhvillimin e burimeve njerëzore në KSHP

Projekti Shëndet për të Gjithë (HAP) zhvilloi më 25 mars 2026 aktivitetin e parë në kuadër të fazës së kapitalizimit duke mbledhur një gamë të gjerë aktorësh nga sistemi shëndetësor dhe akademik. Diskutimet u orientuan rreth pyetjeve thelbësore për fazën e kapitalizimit si çfarë ka funksionuar në praktikë dhe pse; ku qëndrojnë boshllëqet dhe sfidat; dhe si mund të përmirësohen cilësia, aksesueshmëria dhe qëndrueshmëria e këtyre ndërhyrjeve.

HAP merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të OBSH-së për integrimin e shërbimeve të shëndetit mendor në KSHP

Më 25–26 shkurt 2026, Zyra Rajonale për Evropën e OBSH-së mblodhi mbi 1500 ekspertë nga e gjithë Evropa për të diskutuar integrimin e shërbimeve të shëndetit mendor në kujdesin shëndetësor parësor. Projekti HAP u përfaqësua nga Dr. Besim Nuri, i cili prezantoi përvojën e Shqipërisë dhe kontributin e projektit në këtë proces të rëndësishëm reformues.

PUBLIKIME

Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP?

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor. 


Powered by:
GetResponse