Subject: Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë - Korrik 2023

Arritjet e HAP gjatë fazës së dytë, lajmet e fundit dhe aktivitetet e ardhshme





Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Korrik 2023

Përfundon Faza II e Projektit Shëndet për të Gjithë – Ja Arritjet

Projekti Shëndet për të Gjithë përfundoi fazën e tij të dytë më 31 mars 2023 duke shënuar arritje të rëndësishme në mbështetjen për shërbimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor në vend. Teksa kujtojmë katër vitet e frytshme që lamë pas, u jemi mirënjohës bashkëpunëtorëve e partnerëve tanë dhe ekspertëve e profesionistëve të shëndetësisë që me mbështetjen e tyre bëjnë të mundur që popullsia shqiptare të marrë shërbim mjekësor më të mirë sot e në vazhdim.

AKTIVITETE

Mjekë të familjes, punonjës socialë, psikologë e specialistë të shëndetit mendor u mblodhën më 1 qershor nën drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe HAP për një takim konsultues mbi trajnimin “Aftësimi i ekipit të mjekësisë së familjes në menaxhimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor”.

Vazhdon mbështetja e HAP për Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) për shtrirjen e shërbimeve që do të ofrohen nga ekipi i mjekësisë së familjes, si kujdesi shëndetësor në banesë, zbatimi i protokolleve të sëmundjeve jo të transmetueshme (SJT), dhe planifikimi i vizitave.

Rreth 45 infermiere të Qendrave Shëndetësore Rrethinë dhe Postribë në Shkodër janë trajnuar gjatë muajve maj-qershor 2023 për shërbimin e kujdesit në banesë. Këto trajnime synojnë rritjen e aftësive klinike të infermiereve, me qëllim që ato të vlerësojnë siç duhet nevojat e pacientit dhe të ndjekin trajtimin e tyre në vijimësi.

INTERVISTË

Dr. Bajram Lami: Rritet fluksi i vizitave pas rindërtimit të qendrës shëndetësore

Mjeku i qendrës shëndetësore të sapo rindërtuar në fshatin Zall Mner flet për përvojën e tij të gjatë në shërbim të komunitetit dhe për të mirat që sjell përmirësimi i infrastrukturës në cilësinë dhe gamën e shërbimeve që u ofrohen banorëve të zonës.

                                                 Lexo intervistën e plotë >>>

TË REJA

Komiteti Drejtues Miraton Ndërhyrjet dhe Aktivitetet e Fazës së Konsolidimit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale miratoi në mars 2023 dokumentin e projektit HAP per Fazën e Konsolidimit, që do të zbatohet nga 1 Prill 2023 deri në 31 mars 2027.   Më 26 prill, 2023 u mbajt mbledhja e 16-të e Komitetit Drejtues të HAP. Gjatë takimit u diskutuan arritjet e fazës së dytë të projektit dhe u miratua plani vjetor i aktiviteteve për fazën e konsolidimit (prill 2023-mars 2024), aktivitete këto të diskutuara paraprakisht gjatë Seminarit Vjetor të Planifikimit.

Rindërtohet Qendra Shëndetësore e Zall Mnerit

Banorët e fshatit Zall Mner tashmë do të kenë mundësi të përfitojnë shërbime më të mira shëndetësore falë infrastrukturës moderne të qendrës shëndetësore e cila u rindërtua me investim të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim përmes projektit Shëndet për të Gjithë.

Ndërhyrjet e HAP Prezantohen në Kongresin e Shëndetësisë

Në datat 6-7 mars, 2023 u mbajt në Tiranë Kongresi i Parë i Shëndetësisë dhe HAP prezantoi kontributin e deritanishëm të projektit duke u ndalur në modelet që po zbatohen tashmë në nivel kombëtar, si kujdesi shëndetësor në banesë, zbatimi i protokolleve dhe udhëzuesve klinikë, dhe edukimi në vazhdim i ekipeve të Kujdesit Shëndetësor Parësor.

LAJME NGA PROJEKTE TË QEVERISË ZVICERANE NË RAJON

PUBLIKIME

Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP?

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor.


Powered by:
GetResponse