Subject: Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë - Janar 2026

Histori nga terreni; Mbledhja e 21të e Komitetit Drejtues; Shpërndarja e çantave mjekësore; Manuali i Psikologut etj.





Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Janar 2026

Zëra nga terreni: Histori ndryshimi nga komunitetet e mbështetura nga HAP

Projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) ka mbledhur një seri mini-historish ndryshimi nga mjekë familjeje, infermierë, psikologë dhe pacientë nga qendrat shëndetësore të mbështetura së fundmi nga projekti, duke ofruar një pasqyrë më të qartë se si reformat në kujdesin parësor shëndetësor po përkthehen në përmirësime konkrete në praktikën e përditshme të profesionistëve dhe në përvojën reale të qytetarëve.

AKTIVITETE

HAP zhvilloi Mbledhjen e 21-të të Komitetit Drejtues më 5 dhjetor 2025, pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke mbledhur në një tryezë autoritetet kryesore të shëndetësisë, partnerët ndërkombëtarë dhe drejtuesit e projektit për të shqyrtuar ecurinë dhe për të diskutuar prioritetet ndërsa projekti hyn në vitin e tij të fundit.

Gjatë semestrit të parë të zbatimit të Planit Vjetor të Aktiviteteve 2025–2026, HAP realizoi me sukses të gjitha aktivitetet e planifikuara, duke përforcuar kontributin e tij në ndërtimin e një sistemi shëndetësor parësor më të aksesueshëm dhe të integruar për qytetarët shqiptarë në përgjithësi dhe për grupet vulnerabël në veçanti.

Që prej shtatorit 2025, HAP, në bashkëpunim të ngushtë me katër operatorët rajonalë shëndetësorë në Tiranë, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër, ka mbështetur ngritjen e një rrjeti infermierësh trajnerë të fokusuar në Kujdesin Shëndetësor në Banesë. Kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm drejt qëndrueshmërisë së ndërhyrjeve të HAP, ndërsa autoritetet vendore shëndetësore marrin gradualisht pronësinë e proceseve të trajnimit.

INTERVISTË

Dr. Ariana Hylviu, prej nëntë vitesh mjeke familjeje dhe Drejtore e Qendrës Socio-Shëndetësore Golem, Kavajë, që ofron shërbime për rreth 13,500 banorë, ndan përvojën e saj mbi sfidat kryesore në kujdesin për të moshuarit, ndikimin e trajnimeve profesionale dhe rëndësinë e punës në grup për një kujdes dinjitoz dhe të plotë.                      

TË REJA

HAP shpërndan 564 çanta mjekësore për mjekë

dhe infermierë familjeje

Në muajin dhjetor, HAP shpërndau 564 çanta mjekësore për mjekët dhe infermierët e familjes, duke forcuar kapacitetet e shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor për një kujdes më cilësor më pranë komuniteteve. Çantat mjekësore u dorëzuan në 31 qendra shëndetësore në 11 Njësi Vendore të Kujdesit Shëndetësor.

HAP finalizon Manualin e Psikologut në

Kujdesin Shëndetësor Parësor

Në dhjetor u finalizua Manuali i Psikologut në Kujdesin Shëndetësor Parësor, një udhëzues gjithëpërfshirës dhe praktik i hartuar për të forcuar mbështetjen për shëndetin mendor brenda sistemit të kujdesit parësor shëndetësor (KSHP) në Shqipëri. Manuali përfaqëson një arritje të rëndësishme në përpjekjet e vazhdueshme të projektit për të promovuar kujdesin e integruar dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve të shëndetit mendor në nivel komuniteti. Manuali pritet te miratohet nga autoritetet përkatëse para se te shperndahet tek personeli i qendrave shendetesore.

PUBLIKIME

Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP?

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor.


Powered by:
GetResponse