Subject: Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë - Tetor 2026

 





Buletini i Projektit Shëndet për të Gjithë | Tetor 2026

 

Konferenca përmbyllëse e HAP: 12 vjet bashkëpunim për forcimin e Kujdesit Shëndetësor Parësor

 

Projekti “Shëndet për të Gjithë” (HAP) do të organizojë konferencën përmbyllëse “Drejt një Kujdesi Shëndetësor Parësor më të fortë: 12 vjet mësime dhe perspektiva për të ardhmen”, e cila do të mbledhë së bashku politikëbërës, profesionistë të shëndetësisë, partnerë institucionalë dhe ekspertë nga Shqipëria dhe rajoni për të reflektuar mbi dymbëdhjetë vjet të mbështetjes zvicerane për Kujdesin Shëndetësor Parësor në Shqipëri.

Data e konferencës do të publikohet së shpejti.


 
 
 

AKTIVITETE

 
 
 

Muaji tetor shënoi përfundimin e trajnimeve për psikologët dhe punonjësit socialë në Kujdesin Shëndetësor Parësor, duke shënuar një hap të mëtejshëm në mbështetjen për forcimin e shërbimeve psikosociale dhe ofrimin e një kujdesi më të integruar ndaj nevojave të pacientëve.

 
 

371 infermierë nga 160 qendra shëndetësore kanë përmirësuar aftësitë e tyre për ofrimin e kujdesit shëndetësor në banesë falë trajnimeve kaskadë të organizuara me mbështetjen e projektit HAP. Trajnimi ndërthuri përvetësimin e Procedurave Standarde Infermierore për kujdesin shëndetësor në banesë me metodologjinë e trajnimit të kolegëve, qasje e nevojshme për ngritjen e mëtejshme të Grupeve të Kolegëve.

 
 

U mbyll me sukses cikli i mentorimit të monitorimit mbështetës për zbatimin e shërbimit të Kujdesit Shëndetësor në Banesë, duke kontribuuar në forcimin e kapaciteteve të ekipeve monitoruese të Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në Kujdesin Shëndetësor Parësor.

 
 
 
 
 

INTERVISTË

 

Gjatë 12 viteve të mbështetjes së HAP, Kujdesi Shëndetësor Parësor në Shqipëri ka përjetuar ndryshime në mënyrën e organizimit të shërbimeve, zhvillimin profesional dhe praktikat e kujdesit ndaj pacientëve. Në këtë intervistë, Dr. Melsena Leknikaj, mjeke familjeje në Qendrën Socio-Shëndetësore Nr. 8 në Tiranë, ndan përvojën e saj mbi ndryshimet në praktikën klinike, kontributin e HAP dhe sfidat që mbeten për të ardhmen.                  

 

TË REJA

 

Riaktivizohet Akademia Shqiptare e Mjekëve të Familjes –

Së shpejti konferenca e parë me mbështetjen e HAP

Pas një periudhe pasiviteti, Akademia Shqiptare e Mjekëve të Familjes (ASHMF) ka rifilluar veprimtarinë në një format të ri, me synimin për të forcuar bashkëpunimin profesional dhe shkencor dhe për të kontribuuar në zhvillimin e mjekësisë së familjes në Shqipëri. Ky rikthim synon ta konsolidojë Akademinë si një hapësirë për shkëmbimin e përvojave, përditësimin e njohurive dhe mbështetjen e mjekëve të familjes.

 

PUBLIKIME

 
 

Dëshiron të informohesh mbi nismat dhe aktivitetet e HAP?

 
 

Shëndet për të Gjithë është një Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që po zbatohet në Shqipëri nga Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale. Projekti synon përmirësimin e cilësisë së shërbimit të kujdesit shëndetësor parësor. 


Powered by:
GetResponse